LajmeShowbiz

Ia ndërron mbiemrin e djalit në Instagram nga Berisha në Sejdi, Patrisi i kundërpërgjigjet Tunës

Bashkëshorti i këngëtares shqiptare, Tuna Sejdi, Patris Berisha, gjatë këtyre ditëve ka qenë shumë i komentuar në faqet rozë.

Ai duket se ka thyer heshtjen pas disa raportimeve që janë bërë në lidhje me raportin e tij me artisten e po ashtu edhe me djalin e tyre.

I njëjti ka postuar një video bashkë me djalin që siç shihet është një përgjigje për punën e mbiemrit.

Instrumentisti i njohur krahas videos ka shkruar: “Tian Patris Berisha”.

Kjo ka lënë të kuptohet si kundërpërgjigje ndaj Tunës, e cila ndërroi mbiemrin e djalit në Instagram nga Berisha në Sejdi.

Ajo po ashtu u bë e ditur se është zhvendosur të jetojë në vendlindjen e saj, në Shkup.

Megjithëse nuk dihet nëse dyshja kanë ndarë përfundimisht rrugët, apo kanë bërë një pauzë nga martesa e tyre.

Në video, Patrisi është kritikuar mjaft shumë edhe nga ndjekësit për mënyrën se si i dhuron dashuri Tianit, pasi në një moment shkëmbejnë puthje edhe në buzë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close