LajmeShowbiz

“I ruajta një vend bosh në premierë”, Ema Andrea përlotet në “Goca dhe Gra”: Vëllai im i ndjerë është spektatori im i përhershëm…

Aktorja Ema Andrea mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” foli për lidhjen që kishte me vëllanë e saj të ndjerë, gazetarin sportiv, Enea Andrea.

E përlotur aktorja tregoi se si pas vdekjes së tij, ajo lë gjithmonë një karrige bosh për të në premierat e shfaqjeve të saj dhe tha: “Është spektatori im i përjetshëm”. Ajo shprehu se edhe pse të tjerëve ajo karrige në premierat e saj duket bosh, për të është gjithmonë plot dhe është një nga motivet që e shtyn aktoren që të vijojë të sjellë krijimtarinë e saj në skenë.

“Edhe kur u rikthyem me Faustin, unë i lashë një karrige Eneas. Mendova se e kam superuar këtë fazën e mos mbajturit të vetes. Dhe është spektatori i jetës time, i përhershëm dhe i përjetshëm. Gjithmonë kam patur një raport shumë të sinqertë edhe profesionalisht me të. Tani në këtë situatë për mua, të gjitha gëzimet janë të hidhura, siç janë premierat. Arti ka qenë gëzimi im, unë e kam patur festë çdo natë skene apo filmi. Por tani janë të hidhura të them të drejtën. Por unë përpiqem gjithmonë ta bëj gjestin minimal se kam dhe një bindje që sheh. Falënderoj edhe ata që ma lejojnë që karrigia e tij të jetë gjithmonë bosh.

Related Articles

Back to top button
Close
Close