LajmeMaqedoniTopLajm

I publikuan foto nga tubimi i BDI-së, reagon kryetari i KKZ- Bogovinë: Faleminderit për reklamën

Kryetari i KKZ-Bogovinë Eles Sinani ka reaguar ndaj një lajmi që ka qarkulluar në rrjetet sociale për të duke potencuar që përkatësitë dhe preferencat e tij politike, janë rezultat i besimit të thellë që ka për ardhmërinë europiane të vendit tonë, ndërsa të njejtat nuk ndikojnë në punët që i zbaton, sepse përkushtimi, korrektësia dhe profesionalizmi janë vlera europiane. Postimi i plotë:

”Faleminderit të gjithve që kontribuat në promovimin tim si individ.Si profesionist dhe njeri i përkushtuar në punë aty ku jap çdo ditë kontribut dhe si i emëruar me përzgjedhje të rastit si Kryetar i KKZ Bogovinë, flet puna vet, por edhe gjith subjektet politike dhe kandidatët që kanë garuar në çfardo lloj zgjedhjesh e që kanë pasur punë drejtpërdrejt me mua dhe ekipin e KKZ Bogovinë.

Prandaj, smë brengos fakti që më promovoni.
Përkatësitë dhe preferencat e mija politike, janë rezultat i besimit të thellë që kam për ardhmërinë europiane të vendit tim, ndërsa të njejtat nuk ndikojnë në punët që i zbatoj, sepse përkushtimi, korrektësia dhe profesionalizmi janë vlera europiane.
T’fala 🙃

Related Articles

Back to top button
Close
Close