LajmeSport

I lumtë Sarës! Talentja kumanovare fitoi medaljen e artë për Maqedoninë në kampionatin Ballanik për fëmijë në Mal të Zi!

Karateistja e talentuar e KK Bashkimi nga Kumanova, Sara Muadini fitoi medaljen e artë për Maqedoninë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë për Fëmijë në Tivar të Malit të Zi, raporton Open-TV.

Ajo shënoi pesë fitore radhazi. Sara ishte garuesja më efikase në këtë Kampionat Ballkanik.

Kjo është medalja e parë e artë e Sarës në Kampionatin Ballkanik. Meritë për këtë sukses të jashtëzakonshëm ka edhe trajneri i saj Mursel Çeliku.

Në këtë KE po marrin pjesë 1796 karateistë nga 13 shtete, kurse Maqedonia po garon me 142 karateistë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close