LajmeMaqedoni

I leu targat me ngjyrë të kuqe si të makinave zyrtare! Ndalohet 56-vjeçari nga Tetova që kishte vendosur edhe drita sinjalizuese

Një 56-vjepar nga Tetova i kishte lyer me ngjyrë të kuqe targat e regjistrimit që të dukeshin si të automjeteve zyrtare dhe kishte vendosur edhe drita sinjalizuese – flesherë. R.L. u ndalua nga policia në Tearcë gjersa drejtonte një “Mercedes” me targa të ndryshuara dhe pajisje të paligjshme ndriçuese.

Punonjësit e policisë ia morën marrë shenjat e regjistrimit dhe dritat sinjalizuese, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të paraqiten kallëzime për kundërvajtje nga Ligji për automjete dhe Ligji për siguri të trafikut rrugor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close