LajmeRajon

“I gjithë vendi është në pikellim, mediat të tregojnë vetëpërmbajtje”- Rama reagon sërish për aksidentin në Durrës: Publikimi i pamjeve shton dhimbjen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, duke këtë herë u ndalur te publikimi i pamjeve të ngjarjes në media dhe portale.

nikoll radaci aksidenti durres

Rama thekson se, ndërsa vendi është në pikëllim dhe drejtësia po ndjek autorin e ngjarjes, është detyrë e të gjithëve, veçanërisht e mediave, të tregojnë vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi.

Sipas tij, publikimi i pamjeve të rënda nuk sjell informim, por vetëm shton dhimbjen e familjeve që po përballen me një humbje të pakthyeshme dhe dëmton cilësinë e informacionit publik.

Reagimi i Ramës në X:

Ndersa i gjithe vendi eshte ne pikellim per kete ngjarje dhe drejtesia ben punen e saj me autorin, është detyrë e të gjithëve po veçanërisht e mediave e portaleve, të tregojnë vetëpërmbajtje, ndjeshmëri dhe përgjegjësi. Publikimi apo shpërndarja e pamjeve të rënda nuk informon, por vetëm shton dhimbjen e atyre që po përballen me një humbje të pakthyeshme dhe e hienizon botën e informacionit. Respekti për dinjitetin njerëzor dhe dhimbjen e familjeve duhet të jetë mbi çdo sensacion apo klikim. Le të tregojmë solidaritet, humanizëm dhe njerzillëk në një ditë tragjike si kjo.

Related Articles

Back to top button
Close
Close