LajmeMaqedoni

“I gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore” – gjendet 66-vjeçari i denoncuar si i zhdukur në njërin nga malet e Maqedonisë

Gjatë kërkimeve mbrëmë është gjetur një 66 vjeçar i cili ka humbur në malin e Plaçkovicës.

Siç ka kumtuar sot Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), personi është gjetur rreth një orë pas mesnate nga ana e Shërbimit vullnetar malor “Osogovë” nga Koçani pasi në orën 18:08 kanë telefonuar në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK ku është marrë informacion për një person të humbur.

Personi së bashku me mikun e tij gjatë ditës kanë ecur në këmbë shtegun drejt liqenit ‘Diviçev Vir’ në malin Plaçkovica. Por, në fund të ditës miku është kthyer në shtëpi, ndërsa 66 vjeçari jo, i cili ka mbetur në mal. Rasti është raportuar menjëherë në Stacionin policor në Koçan. Në kërkim e sipër për personin së pari janë përfshirë anëtarët e familjes së tij të ngushtë. Më pas QMK ka njoftuar DMSH-në nga Koçani dhe Shërbimin pyjor, ndërsa në kërkim janë përfshirë edhe subjekte të tjera nga vetëqeverisja lokale, QMK-ja rajonale Shtip e cila para mesnate ka informuar se personi i humbur nga Plaçkovica është gjetur i gjallë dhe është në gjendje të mirë.

Për shkak të qëndrimit të gjatë në mot të ftohtë në mal, personi është përkujdesur nga ekipet e shpëtimit, ndërsa më pas është sjellë i sigurt në fshatin Zërnovci ku kanë qenë makinat e policisë dhe Ndihmës urgjente mjekësore nga Koçani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close