KronikLajmeMaqedoni

Aksidenti tragjik në Maqedoni – Policia me detaje

Ministria e Punëve të Brendshme ka kumtuar detaje për aksidentin tragjik që ndodhi dje në Maqedoninë e Veriut.

Konfirmojnë se kanë ndërruar jetë dy shoferët e veturave dhe se njëra nga bashkudhëtarët ka marrë lëndime të rënda trupore.

“Më datë 03.05.2024 në ora 18.05 në SPB Strumicë është njoftuar se në rrugën magjistrale A-4, në dalje të Radovishit drejt Shtipit, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet veturës “Pasat” dhe targa të Radovishit, me shofer M.L.(27) nga Radovishi dhe veturës “Opel” me targa provë, me shofer Zh.G.(49) nga Radovishi. Në vendin e fatkeqësisë kanë ndërruar jetë shoferët e dy veturave, kurse vdekjen e ka konstatuar mjeku i Shtëpisë së Shëndetit Rarocid, ndërkaq J.G.(41), bashkëudhëtare në veturën “Opel” ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Shtip”, qëndron në njoftim.

Bëhet e ditur se hetime në vendim e ngjarjes ka kryer prokurori publik i Prokurorisë Publike Themelore Strumicë dhe ekipi i Stacionit Policor në Radovish.

Related Articles

Back to top button
Close
Close