
Trupa gjykuese e Apelit të GJKKO-së është tërhequr për të marrë vendim nëse do të ndryshojë masën e sigurisë për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Avokati i tij Kujtim Cakrani ka kërkuar një masë më të butë sigurie duke ia lënë në vlerësim gjykatës.
Cakrani ka kërkuar një nga 7 masat e tjera të sigurisë më të butë se arrest në burg si arrest shtëpie, detyrim paraqitje, garanci pasurore, ndalim dalje jashte vendit etj
SPAK ka kërkuar vijimin e masës shtrënguese arrest në burg ku Meta mbahet prej 9 muajsh, informon gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj.



