
Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hysen Çekaj, ka befasuar me numrin e votave nga diaspora. Nga votat përmes postës, Çekaj ka marrë 12 mijë vota, duke u renditur i dyti pas bartësit të listës e kandidatit për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
Ky numër i votave dallon tëpër shumë nga ato që Çekaj ka marrë nga votimi nëpër përfaqësi diplomatike. Sipas të dhënave të KQZ’së nga ky lloj votimi, ai ka marrë vetëm 98 vota.
Ndërkohë, nga votimi i rregullt Çekaj numëron 11 mijë e 268 vota. Në total, sipas rezultatave preliminare, ai ka marrë 23 mijë e 366 vota. Tek ky rezultat s’përfshihen votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.



