LajmeMaqedoniTopLajm

Hyrja në Qeveri, ASH-ja sot mbledh kryesinë qendrore

Aleanca për Shqiptarët (ash) ka njoftuar se sot do të mblidhet Kryesia Qendrore e kësaj partie. Nuk bëhet e ditur tema për të cilët mblidhet Kryesia në Tetovë, por pritet të diskutohet për hyrjen e tyre në Qeveri.

Ndërkohë tashmë janë zbuluar edhe resorët të cilët do t’i takojnë ASH-së. Shumica prej tyre janë dikastere që udhëhiqen nga Alternativa.

Për këtë, qarkulluan edhe informacione për largimin e Alternativës nga Qeveria, e nga kjo parti thanë se “është skenar i pritshëm”.

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari dje deklaro se hyrja e tyre në Qeveri bëhet për t’i lëvizur disa punë përpara.

“E kam përshtypjen se Kovaçevski e sheh se kemi nijetin e pastër. I kemi qëllimet e pastra. Duam të tregojmë njëfarë diference këto 10 apo 12 muaj që kanë mbetur se mund t’i lëvizim disa punë. Unë shpesh referohen në atë se në 2017-tën kishim shumë kritika kur hymë në Qeveri. Askush se besonte se për 3-4 muaj do ta bëjmë diferencën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe përsëri mendoj se me kuadrot tona kemi shansin që këtë vit t’i bëjmë disa lëvizje dhe jam i vetëdijshëm që nuk mund të bëjmë ndryshime të mëdha për 1 vit por as për një mandat, por përsëri lëvizjet e para pozitive popullata din t’i vlerësojë. Hyjmë në Qeveri për t’i lëvizur disa punë përpara”, u shpreh Taravari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close