MaqedoniTopLajm

Humbja e Tetovës dhe Gostivarit mund ta pensionojë Artan Grubin

Artan Grubi si duket ka angazhuar tërë potencialin e tij politik dhe njerëzor që ka për të fituar me çdokusht Tetovën dhe Gostivarin pasi nëqoftëse nuk do ta bëjë këtë i kanoset edhe humbja e pozicioneve që ka në kryesinë qendrore në BDI dhe me këtë të pensionohet politikisht.Aktivizimi i tij dhe vendosja në shërbim të të gjithë potencialit që posedon, duke mos e kursyer as edhe fuqinë e pushtetit që ka në Qeveri, për të dy kandidatët për kryetarë tëkomunave Tetovë dhe Gostivar, siç janë Bejta dhe Arifi, siç duket po e dëshmon këtë.E gjithë kjo maskaradë që po bën në këto zgjedhje vetëm e vetëm për të qenë në qendër të vëmendjes së opinionit dhe tentativat e tij me presione, shantazhe dhe joshje ndaj votuesve vetëm se po e dëshmon këtë.

Poashtu nëse do të lexonim edhe ndërmjet rreshtave edhe paraqitjen e mbrëmshme të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në Clik Plus në TV21 shihej se ai ishte i bindur se këto dy komuna do të udhëhiqen nga kandidatët e BDI-së të cilët janë edhe nënkryetarë të partisë, por nëse do të dështojë BDI, përgjegjësia logjikisht do të jetë e Artan Grubit si “frontman” i fushatës së BDI dhe me këtë Grubi do ta humb mbështetjen që ka tek Ahmeti por edhe pozicionin e zëvendës kryeministrit. Nga ana tjetër duke parë edhe pakënaqësitë që mbizotrojnë në këtë subjekt politik, të cilët do të bëjnë çmos që BDI të dështojë në këto dy komuna që janë tepër të rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe pastaj të vërshojnë me akuza për ta pensionuar nga skena politike Artan Grubin, i cili është i padëshiruar për shumë eksponetë dhe kreatorë të këtij subjekti politik në bllokun politik shqiptar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close