LajmeMaqedoniTopLajm

Hristjan Mickoski:Protesta kundër qeverisë është veprim i duhur kjo nuk ka të bëj me radikalizmin

Bllokada aktive në Kuvend do të vazhdojë dhe nuk do të luajmë me qëndrimet tona, sepse realiteti në të cilin jetojmë nuk është normal, thotë lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski..

Bllokada aktive e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe protesta e paralajmëruar janë vetëm disa nga aktivitetet me të cilat partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM artikulon kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke aluduar në atë se vendi momentalisht ka një qeveri jo legjitime.

“Do të isha më i lumtur nëse kryeministri, Kovaçevski do të pranonte një dialog me opozitën, nëse do të tregonte gatishmëri për të folur për zgjidhjet që i kemi ofruar përmes ekipeve tona për qytetarët, por ai nuk pranoi.Refuzimi i tij shkaktoi një revoltë që u kthye në një bllokadë aktive, e intensifikuar nga një protestë e madhe qytetare, ku do të themi se gjithçka është e tepërt dhe se heshtja nuk është opsion. Unë nuk jam një person që përdor metoda radikale, por ndonjëherë edhe revolta është një domosdoshmëri, kur qeveria ka mungesë të arsyetimit të veprimeve. Data 18 qershor është zgjedhur si data që duhet të jetë momenti historik për rrëzimin e kësaj qeverie. Protesta jonë është vetëm pak ditë para samitit të Këshillit të BE-së, ku ende nuk dihet se çfarë rezultati mund të pritet, pasi opozita mbahet në errësirë ​​të plotë informative nga qeveria”, tha Mickoski për DW.

I pyetur nëse sipas tij Bullgaria do të heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, Mickoski thotë se diplomacia maqedonase nuk ka vepruar siç duhet në dialog.

“Do të përmbahem nga çdo parashikim për rezultatin e bisedimeve. Diplomacia maqedonase duhet t’i kërkojë Bullgarisë garanci me shkrim për identitetin, gjuhën dhe detyrimin e saj, se Bullgaria nuk do të na bllokojë në rrugën e mëtejshme të Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian. Më vjen keq, sinqerisht më vjen keq që nuk ka urtësi nga pala maqedonase”, tha Mickoski.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close