LajmeMaqedoniTopLajm

Hoxha: Kjo është e vërteta e revoltës së duhanprodhuesve

Në lidhje me lajmet e rrejshme që po qarkullojnë në disa faqe të pa autorizuara në rrjetet sociale ku me çdo kusht po tentohet njollosja e punës sime si ministër dhe drejtpërdrejtë bëhet shtrembrim i realitetit sa i takon situatës momentale që po ndodh me duhan prodhuesit dhe blerjen e duhanit.
Dua të sqaroj para opinionit publik se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave i ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme konform obligimeve ligjore edhe atë një muaj para se të fillojë edhe zyrtarisht blerja e duhanit nga pikat grumbulluese.
Në bazë të ligjit, blerja e duhanit fillon nga momenti i konfirmimit të mostrave (15 nëntor) dhe jo me vonë se 15 dhjetori.
Konform kësaj disa nga kompanitë që bëjnë blerjen e duhanit kanë filluar nga data 16 nëntor dhe deri në ditën e sotme janë hapur thuajse të gjitha pikat grumbulluese.
Në pikat ku bëhet blerja e duhanit ka të deleguar nga Unioni i Shoqatave të duhan-prodhuesve të cilit e kanë për obligim të mbrojnë interesin e prodhuesve të duhanit, dhe në rast se prodhuesi i duhanit nuk pajtohet me vlersimin e klasës së duhanit ka të drejtë që të bën ankesë me ç’rast formohet komision i shkallës së dytë ku marrin pjesë 3 anëtare (një nga blerësit, një nga prodhuesit dhe një përfaqësues nga MBPEU). Vendimi i këtij komisioni është obilgativ dhe blerësi i duhanit duhet ta respektojë.
Roli i MBPEU është për të monitoruar gjithë situatën dhe për të mos lejuar të dëmtohen prodhuesit e duhanit në gjithë këtë proces, ndërsa sa i takon çmimit të duahnit kjo është çështje e rregulluar në bazë të ekonomisë së tregut dhe ne si ministri nuk mund të ndikojmë te kompanitë private për t’i detyruar ata të japin çmime tjera, por obligimi i tyre si kompani blerëse është që të vendosin çmimoren në vend publik, me çka edhe prodhuesit e duhanit janë të njoftuar për çmimin.
Nga buxheti i subvencioneve që ndan MBPEU, rreth 30% janë të dedikuara për duhanin si produkt prioritar për shtetin, ndërsa subvencionimi bëhet në këtë formë:
-Klasi i parë – 80 den/kg
-Klasi i dytë – 70 den/kg
-Gjithë klasat e tjera – 60 den/kg
Në nivel shtetëror janë të dakorduar me kontrata blerja e 23 milion kilogram duhan, ndërsa deri në këtë moment është realizuar blerje rreth 300.000 kg (ose rreth 1.5% nga sasia e përgjithshme).
Çmimi mesatar i shitjes, respektivisht blerjes të duhanit është rreth 165 denarë/kg, por duke patur parasysh se zakonisht nga përvoja e kaluar ditët e para të shitjes së duhanit, prodhuesit dorzojnë duhanin me kualitet më të dobët, prandaj gjatë periudhës që pason pritet që detyrimisht edhe çmimi mesatar të pësojë ritje.Sot, në kabinetin tim ka arritur kërkesë për takim nga Këshilli Inicues i prodhuesve të pakënaqur të duhanit nga Prilepi dhe kërkon takim. Takimi do të realizohet nesër (e martë) në ora 12 në hapësirat e Komunës së Prilepit. MBPEU është e hapur për komunikim me gjitha palët e interesuara dhe në mënyrë transparente do i përgjigjemi çdo kërkese për gjitha çështjet që janë në suaza të kompetencave të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave.
Me respekt,
Arjanit Hoxha
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Related Articles

Back to top button
Close
Close