MaqedoniTopLajm

#Hoxha i shpejtë, reagon ndaj #Ibrahimit për deklaratën në ClickPlus

Sapo mbaroi ClickPlus, i menjëhershëm ka qenë reagimi i sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha.

Një një deklaratë për TV21, dërgon disa pyetje deri te Zeqirija Ibrahimi i Alternativës, i cili ishte në ClickPlus.

Reagimi i plotë i Hoxhës:

 

Duke qenë të apostrofuar si Lëvizje BESA nga personi që keni në studio mund të komentoj vetëm një gjë: me zor mund të marrësh dhe jo të japësh!
A ka mundësi z.Ibrahimi të tregon se 2020 kur kërkonte vota në zgjedhjet parlamentare a ishte Qeveri apo opozitë? Dhe si ka mundësi që ende si opozitë të kenë 3 drejtora dhe atë:

  1. Shtepia Muze – Nena Terezë Shkup
  2. Drejtor i shkolles për fëmijë me invaliditet – (drejtor eshte kandidati i Alternatives në Studenican)
  3. Drejtori i Pallatit të Kulturës Kërçovë – kryetar dege i Alternatives

Ndërkaq Ibrahimi në ClickPlus tha se nëse Besa duan vota nga opozita, ata duhet të dalin nga qeveria fillimisht dhe të dorëzojnë interpelancë ndaj të njëjtës./TV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close