LajmeMaqedoniTopLajm

Hoxha – Elezi: Spitali i Tetovës do të ketë ngrohje ekologjike

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Erzen Elezi sot ka pritur në takim ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Muhamet Hoxha me të cilin diskutuan për zëvendësimin e ardhshëm të sistemeve të ngrohjes me alternativa ekologjike në shtatë objekte. Mjetet janë siguruar përmes programit IPA 3 për ajër të pastër, me zbatim të planifikuar gjatë viteve 2026–202, shkruan Top24

Hoxha theksoi se: Kjo është pjesë e një procesi gjithëpërfshirës, zëvendësimi i sistemeve të ngrohjes në të gjitha objektet publike në të gjithë vendin. Duke pasur parasysh madhësinë e klinikës, efekti në uljen e ndotjes së ajrit në Tetovë do të jetë i konsiderueshëm. Ajri i pastër fillon me vendime të përgjegjshme, dhe shteti duhet të udhëheqë me shembull.

 

Sot, në Spitalin Klinik të Tetovës, së bashku me drejtorin Erzen Elezi biseduam për zëvendësimin e ardhshëm të sistemeve të ngrohjes me alternativa ekologjike në shtatë objekte.
Projekti realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, paralelisht me një rindërtim më të gjerë të klinikës.
Mjetet janë siguruar përmes programit IPA 3 për ajër të pastër, me zbatim të planifikuar gjatë viteve 2026–2027.
Kjo është pjesë e një procesi gjithëpërfshirës, zëvendësimi i sistemeve të ngrohjes në të gjitha objektet publike në të gjithë vendin. Duke pasur parasysh madhësinë e klinikës, efekti në uljen e ndotjes së ajrit në Tetovë do të jetë i konsiderueshëm.
Ajri i pastër fillon me vendime të përgjegjshme, dhe shteti duhet të udhëheqë me shembull.

Related Articles

Back to top button
Close
Close