LajmeMaqedoniTopLajm

HOXHA: Bujqit tanë do të jenë konkurues dhe eksportues, e jo të dëmtuar pas pandemisë

Ministri i Bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave, Arjanit Hoxha i ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike”, në Alsat-M, ka folur për gjendjen aktuale të sektorit të bujqësisë në vend.

Ai në pyetjet e gazetares në lidhje me atë se si është duke e menaxhuar situatën në këtë sektor në kushte të pandemisë globale, ka thënë se kjo ministri që po e udhëheq ai deri në këto momente ka arritur që me sukse të zgjidhë problemin me vreshtarët dhe se do të bëjë të pamundurën që pas pandemisë bujqit tanë të jenë konkurrues e eksportues e jo të dëmtuar.

“Pandemia Covid 19 ka goditur tërrë sistemin shtetërror e atë njerëzor. Ne po bëjmë të pamundërën për të mbështetur bujqit tanë. Kemi rastin me vreshtarët, rrushin e subvencionuar, ashtu do bëjmë me të gjithë që pas pandemisë bujqit tanë të jenë konkurrues e eksportues e jo të dëmtuar nga dalja e kësaj pandemie”, ka thënë Hoxha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close