
Hoxha i njohur shqiptar, Ahmed Kalaja të cilit iu ndalua hyrja në Maqedoninë e Veriut pasi mund të jetë rezik për shtetin në debatin e mbrëmshëm ministri Lloga i kërkoi fajle hoxhës Ahmed Kalaja dhe theksoi se nëse “Në institucione ende ka struktura islamofobe dhe albanofobe. Ndalesa për Hoxhën Ahmed Kalaja është absurd. Edhe pse i takon MPB-së, jemi angazhuar që ta heqim ndalesën. NËSE HOXHA AHMED KALAJA ËSHTË I RREZIKSHËM, ATËHERË NE JEMI AKOMA MË SHUMË RREZIK” tha Ministri Lloga, shkruan Top24
Imami Ahmed Kalaja, përmes një postimi në profilin e tij e ka falenderuar ministrin Lloga duke shkruar se ndjehet krenar me Krenarin.
Postimi i plotë i Ahmed Kalasë:
KRENAR ME KRENARIN!
Faleminderit shumë për reagimin e mbushur me ndjeshmëri gjaku shqiptar; gjë që na bën të ndjehemi krenar i nderuari ministër z. Krenar Lloga
Me të vërtetë konstatimi juaj është tepër korrekt:
” Këtu vjen era albanofobi&islamofobi “
Faleminderit, faleminderit shumë në emrin tim personal edhe të të gjithë zemrave të lënduara dje.
Jeni në lutjet tona.
Adhurime te pranuara!
Amin!
Zot Je Falës Na Fal!
AMIN!




