Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jenë pjesë e konferencës së Mini-Shengenit.
Konferenca sipas njoftimit të zyrës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq pritet të fillojë në orën 15:00, ndërsa këta të fundit nuk kanë konfirmuar nëse aty do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Hoti ka konfirmuar se nuk kanë marrë ftesë për këtë takim, ani se dy ditë më par kishte deklaruar se janë në pritje të saj.
“Në vendin tim thuhet se fqinjët nuk i zgjedhim, por ata janë të parët të dalin në ndihmë. Mu për këtë presim që Kosova t’i bashkëngjitet bashkëpunimit rajonal që e udhëheqin Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, me qëllim që karakteri i saj inkluziv të jetë prioritar për rajonin pa dallim të çështjeve të hapura politike”.