LajmeRajon

Heshtja e MPB-së dhe Policisë për pjesmarrjen e eprorëve të policisë në takimin me Radojiçiqin dhe Vuçiqin

Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme po heshtin në lidhje me pjesëmarrjen e eprorëve të policisë në takimin të cilin e kishte thirrur dy ditë më parë presidenti Aleksandar Vuçiq në Serbi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Në po të njëjtin takim, sipas raportimeve të mediumeve serbe, ka qenë i pranishëm edhe i kërkuari nga organet e rendit dhe sigurisë në Kosovë, Milan Radoji​​çiq.

Radojiçiq jave më parë ishte arratisur nga duart e policisë në pikën kufitare Bërnjak.

KALLXO.com gjatë ditës së djeshme ka raportuar në lidhje me pjesëmarrjen e eprorëve të policisë në veri të Kosovës, në takimin e thirrur nga Vuçiq.

Shefi  i Hetimeve Rajonale në Mitrovicën Veriore, Nenad Simiq, Komandanti i stacionit policor në Mitrovicën Veriore, Goran Zivkoviq, zyrtari nga Stacioni Policor në Leposaviq, Igor Vukadinoviq, Komandanti i Stacionit Policor në Zubin Potok, Zvezdan Milivojeviq si dhe Shefi i Hetimeve në Zvecan Dragisha Milunoviq janë pesë eprorë policor në zonën e veriut të Mitrovicës të cilët kanë marrë pjesë dy ditë më parë në takimin e thirrur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Related Articles

Back to top button
Close
Close