
“Nëse [Presidenti rus Vladimir] Putin është serioz për paqen, është shumë e thjeshtë, ai duhet të ndalojë sulmet e tij barbare ndaj Ukrainës dhe të bjerë dakord për një armëpushim”, tha Starmer në video-lidhjen e liderëve nga Europa, Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re, shkruan The Guardian.
“Ne duhet të vazhdojmë të ecim përpara, të shtyjmë përpara dhe të përgatitemi për paqen dhe një paqe që do të jetë e sigurt dhe që do të zgjasë”.
Përpara se të nisë samiti virtual, Starmer tha se “bota po shikon”.
“Përshtypja ime është se herët a vonë [Putinit] do të vijë në tryezë dhe të përfshihet në diskutime serioze, por – dhe kjo është një gjë e madhe, por për ne këtë mëngjes në takimin tonë – ne nuk mund të rrimë duarkryq dhe thjesht të presim që kjo të ndodhë”.
“Mendoj se kjo do të thotë forcimi i Ukrainës në mënyrë që ata të mund të mbrojnë veten e tyre, si dhe forcimin, padyshim, në aspektin e aftësisë ushtarake, në aspektin e financimit, në drejtim të ofrimit të mbështetjes së mëtejshme nga të gjithë ne për Ukrainën”.



