LajmeMaqedoni

Hekuran Duka realizon takim historik në Dibër: Bën bashkë Kosovën me BE-në dhe disa shtete të fuqishme

Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka ka njoftuar për një takim historik që ka ndodhur në Dibër, njofton Top.mk.
Siç bëhet e ditur, në këtë takim është biseduar për zhvillim e Dibrës.
“Takim historik në Dibrën tonë!
Sot, Komuna e Dibrës pati nderin të mirëpresë një delegacion të lartë diplomatik, në krye me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Sh. T . z. Denion Meidani, si dhe ambasadorë dhe përfaqësues të vendeve mike dhe të Bashkimit Evropian:
🇪🇺 Bashkimi Evropian – z. Michalis Rokas
🇽🇰 Kosova – z. Florian Qehaja
🇮🇹 Italia – z. Paolo Palminteri
🇸🇮 Sllovenia – z. Gregor Presker
🇲🇪 Mali i Zi – z. Zoran Miljanić
🇧🇬 Bullgaria – z. Zhelyazko Radukov
🇱🇹 Lituania – znj. Vilma Dambrauskiene
Në këtë vizitë ishin të pranishëm në rolin e nikoqirit edhe përfaqësuesit tanë institucionalë dhe deputetët e zonës së 5-të zgjedhore:
Znj. Arbana Pasholli, deputete, Z. Musa Xhaferi, deputet, Z. Fuat Spahiu, kryetar i Këshillit Komunal, Z. Ylli Mirzo, sekretar i Komunës, Z. Burim Kaba, drejtor i NPK “Standard”
Gjatë takimit u prezantuan:
✅ Sfidat dhe prioritetet zhvillimore të Komunës së Dibrës, Trashëgimia historike dhe kulturore, lidhja me figurën e Skënderbeut dhe betejat historike, Potenciali i turizmit: liqeni i Dibrës, banjat termominerale, turizmi malor, Rëndësia e investimeve strategjike në komunën tonë.
Delegacioni diplomatik u njoh nga afër me përkushtimin tonë për të rikthyer shkëlqimin e dikurshëm të Dibrës si qendër e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe turistik.
Falënderojmë ambasadorët, deputetët, drejtuesit institucionalë dhe të gjithë të pranishmit për kontributin në këtë ditë të veçantë për qytetin tonë.
Dibra ecën përpara me vizion dhe bashkëpunim!”, thuhet në njoftim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close