LajmeMaqedoni

Hekuran Duka njofton për suksesin e radhës – miratohen 22 projekte për Dibrën

Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka ka njoftuar se janë miratuar 22 projekte që priten të realizohen në Dibër, njofton Top24.mk

“Sot është një ditë e veçantë për komunën tonë: 22 projekte infrastrukturore janë miratuar dhe do të realizohen.

Pas një pune të gjatë, me përkushtim, vizion dhe këmbëngulje, nënshkrova sot kontratat për secilin prej këtyre projekteve – tashmë janë në duart tona dhe do të nisin rrugëtimin drejt zgjidhjes së problemeve jetike për qytetin dhe fshatrat e Dibrës.
Ky është rezultat i punës së palodhur të gjithë atyre që u angazhuan në përpilimin dhe mbrojtjen e projekteve. Ky sukses është i përbashkët – i çdo dibrani.
💚 Urime Dibër! I gëzofshim bashkë këto projekte që do të sjellin ndryshim konkret në jetën e përditshme të qytetarëve tanë.
Ne nuk do të ndalemi – sfidat na presin, por edhe suksese të tjera do të vijnë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close