
Kryetari i Likovës, Erkan Arifi ka njoftuar se janë miratuar edhe 10 projekte për Komunën e Likovës, njofton Top24.mk
“ Edhe 10 ( dhjetë ) projekte të tjera në Komunën e Likovës.
Komuna e Likovës, me në krye Kryetarin e saj z. Erkan Arifi, po vazhdon me realizimin e projekteve.
Prandaj edhe pas aplikimit të suksesshëm, gjatë Shpalljes së dytë, të gjitha aplikimet tona u pranuan, me çka u
nënshkruan kontratat, edhe ate:
1. Asfaltimi i rrugëve lokale në fsh. Vaksincë – 1,
2. Asfaltimi i rrugës lokale në fsh. Sllupçan – 1,
3. Asfaltimi i rrugës lokale në fsh.Orizare, që shpie nga Kopshti i fëmijëve – 1,
4. Asfaltimi i rrugëvs lokale në fsh. Orizare, që shpie nga Shtëpia e ish Kryetarit të Komunës, z. Vahid Saitit – 2,
5. Asfaltimi i rrugës lokale në fsh. Likovë – 1,
6. Asfaltimi i rrugës lokale në f. Nikushtak – 1;
7. Asfaltimi i rrugës lokale në f. Nikushtak – 2,
8. Asfaltimi i rrugës lokale në f. Nikushtak – 3 dhe
9. Asfaltimi i një pjese të rrugës lokale Gllazhnjë – Goshincë .
10. Rekonstruimi i rrjetit sekondar të ujit të pijshëm dhe rezervuarit në f. Hotël dhe ndërtimi i një rezervuari të ri”, njoftoi Arifi.



