LajmeRajonTopLajm

Haxhiu: Organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se organizimi i referendumit serb në Kosovë është shkelje e sovranitetit të vendit.

Sipas saj, qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë, mund të votojnë përmes postës ose në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

“Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran. Organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë, si në çdo vend tjetër, mund të votojnë përmes postës ose në Zyrën Ndërlidhëse.” thuhet në një postim në Twitter të saj.

Në Serbi sot do të organizohet referendum për ndryshimet kushtetuese për gjyqësorin.

Qeveria u ka ofruar qytetarëve serbë në Kosovë mundësinë e votimit nëpërmjet postës ose Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet lidhur me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në Kosovë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close