
Albulena Haxhiu, deputetja dhe kandidatja për kryetare të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, ka paralajmëruar se partia e saj është e gatshme të diskutojë datën e zgjedhjeve, nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet.
Në një deklaratë pas dështimit të katërt të Kuvendit për të zgjedhur kryetarin, Haxhiu tha se LVV-ja ka dhënë qëndrimin e saj të qartë.
“VV-ja e ka dhënë qartë qëndrimin e saj, ka mungesë të vullnetit që të konstituohet Kuvendi. Jemi gati të presim partitë, të flasim me to për datën e zgjedhjeve. Nëse refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin, është e qartë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Haxhiu.



