LajmeRajon

Haxhiu: Në vazhdimësi ka tendenca që Lëvizja Vetëvendosje të shpallet organizatë ilegale

Sot po mbahet seanca gjyqësore ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që po akuzohen për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës në vitin 2016.

Në mbështetje të tyre ka dal ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Haxhiu tha se në vazhdimësi ka tendenca që Lëvizja Vetëvendosje të shpallet “Organizatë Ilegale”.

Ajo theksoi se aktivistët e Vetëvendosjes po përballen me një sistem të padrejtë dhe gjykime politike.

“Siç jeni edhe në dijeni para katër viteve gjegjësisht në vitin 2016, gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje përfshirë edhe aktivisti Astrit Dehari ishin arrestuar pa asnjë arsyetim dhe pa asnjë fakt kinse për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Në atë kohë siç e kemi thënë në vazhdimësi ka pasur tendenca që Lëvizjën Vetëvendosje ta shpallin organizatë ilegale kanë bërë gjithçka që vetëm e vetëm ta lidhin Lëvizjesn Vetëvendosje me veprimet që i ka bërë dikush tjetër por që ato i janë veshur aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Sot pas katër vjetëve sërish është një seancë gjyqësore kundrejt aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët edhe pas katër vjetëve po përballen me një sistem të padrejtë të cilën ua veshi veprimet që nuk ishin bërë nga aktivistët dhe as nga Lëvizja Vetëvendosje”.

“Në vend të drejtësisë për aktivistin Astrit Dehari, që drejtësia të shkojë në vend dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë, sot fatkeqësisht aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje përballen me gjykime të padrejta dhe gjykime politike”.

“Prokuroria do të duhej që të tërhiqej pas asaj aktakuze. Ju e dini që gjykata e shkallës së parë i ka dënuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, por pastaj Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim, duke theksuar shkelje të shumta procedurale që vërtetojnë që aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kishin fare të bëjnë me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës”.

“Ndaj sot jam së bashku edhe me aktivistë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje për t’iu dhënë mbështetje aktivistëve që po përballen me padrejtësinë e këtij sistemi brutal, dhe natyrisht kërkojmë drejtësi për aktivistin Astrit Dehari, por edhe që të tërhiqen nga kjo aktakuzë me qëllime të këqija”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close