
Hasani theksoi se përgjegjësia bie mbi ekzekutivin dhe kryeministrin në detyrë.
Hasani u shpreh se opozita nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi për mosvotimin e buxhetit, pasi Qeveria Kurti e ka sjellë vendin në këtë situatë.
“Qeveria Kurti me kryeministrin e saj pretendon se ne jemi të detyruar t’ia votojmë buxhetin. Ne nuk morëm pjesë sepse procesi ishte i padrejtë dhe joligjor. Nuk mund të miratohet buxheti kur nuk ka qeveri funksionale. Ne nuk dinim as kush ishte opozita e kush pozita për 46 orë në seancë, kanë thënë: ‘Ju po e bllokoni Kuvendin’, sepse ai i ka djegur të gjithë kandidatët,” u shpreh Hasani në Tëvë1, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se Qeveria ka pasur qëndrime kontradiktore dhe ka tentuar ta mbajë përgjegjëse opozitën për krizën:
“Kur erdhi puna për qeveri, pasi votuan Dimal Bashën, dolën e thanë se nuk kanë numra. E pastaj prapë kërkonin mbështetjen tonë. Si mund të kërkojnë mbështetje kur vetë gjatë seancave të kaluara na quanin bllokues? Tash, kujtohen se nuk e kanë shumicën. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e një keqmenaxhimi politik të Lëvizjes Vetëvendosje për 9 muaj”, tha ai.
Hasani kritikoi edhe pretendimin e Kurtit për shumicë parlamentare:
“Çfarë kandidati je ti kur thua se ke 48 deputetë dhe nuk je në gjendje të formosh qeverinë? Me 32 deputetë e ka bërë qeverinë Hashim Thaçi, me 36 është bërë qeveria, e madje edhe me 26″, shtoi ai.



