
Ish-zv.ministrja e Jashtme dhe anëtare e kryesisë së PD, Edith Harxhi ka deklaruar se Zv.presidenti i SHBA-ve, JD Vance në Mynih kur foli për arrestime të liderëve të opozitës e kishte për Shqipërinë.
E ftuar në emisionin “Open” në News24, Harxhi JD Vance është senatori i parë që ka marrë në dorë dosjen e Sali Berishës dhe është pjesë e një ekipi që kanë kërkuar informacion nga Sekretari i Shtetit për arsyet e shpalljes non grata të Sali Berishës.
“Në rastin e fjalimit të JD Vance kur ai i referohet arrestimit të kundërshtarëve politik, dëshiroj t’ju them këtë: JD Vance ka folur absolutisht për situatën në Shqipëri. Këtë e kam informacion dhe jo hamendim timin, JD Vance është senatori i parë në SHBA që ka marrë në dorëzim dosjen për situatën e liderit të Sali Berishës, para dy vitesh. Është njohur me atë, ka punuar me atë dosjen. Është pjesë e një ekipi që i kanë dërguar letra sekretarit të shtetit për t’u njohur me arsyen e nxjerrjes non grata të zotit Berisha. Në atë rast, JD Vance ka pasur ndërmend situatën në Shqipëri që nuk është vend i BE, por që ka probleme serioze, sepse vetë BE nuk ka folur për këto situata të ndodhura në vende që janë para integrimit përfundimtar në BE”, tha ndër të tjera Harxhi.



