BotaLajmeTopLajm

Harris mbron politikat e Biden për emigracionin

Kandidatja për presidente Kamala Harris në një intervistë për Fox News mbrojti politikat e ndërmarra nga presidenti amerikan Joe Biden për emigracionin e paligjshëm, por u shpreh se sistemi duhet rregulluar.

Sipas saj Trump u tha republikanëve që të refuzonin një projekt-ligj dypartiak të emigracionit sepse sikurse tha ajo “atij i pëlqejnë problemet në vend që t’i zgjidhë ato”.

“Nuk jam krenare të them se ky është një sistem i përsosur emigrimi. Unë kam qenë e qartë në atë që kam deklaruar edhe më herët se ligjet për emigracionin duhen rregulluar.”

Harris kritikoi sërish ish-presidentin amerikan Donald Trump se shkeli Kushtetuën mbi ato që i quajti përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhje katër vjet më parë.

“Ai refuzoi të pranonte vullnetin e popullit dhe rezultatet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Dërgoi një turmë të armatosur në Kapitol dhe ata sulmuan me dhunë oficerët e policisë, zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe kërcënuan jetën e nënpresidentit të kabinetit të tij.”

Gjatë intervistës Harris deklaroi se do sjellë të gjjthë eksperiencën e saj nëse fiton zgjedhjet.

“Presidenca ime nuk do të jetë një vazhdim i presidencës së Joe Biden. Dhe si çdo president i ri që vjen në detyrë, unë do të sjell eksperiencen time. Sepse unë besoj se populli amerikan është gati të kthejë faqen, të largojë përçarjen dhe retorikën e ashpër nga Donald Trump.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close