LajmeRajon

Haradinaj vlerëson lart kontributin e Devollëve në ekonominë e Kosovës: Janë heronj të demokracisë

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, vlerësoj lart kontributin e familjes Devolli në ekononinë e Kosovës.

Ai tha se vëllezërit Shkëlqim e Blerim Devolli, i kanë në Kosovë 20 mijë të punësuar.

“Mos harroni, 350 milionë euro vetëm njëri nga vëllezërit Shkëlqim Devolli, i bën eksport prej Kosovës, Evropës e në Amerikë. Mos harroni se vetëm vëllezërit Shkëlqim e Blerim Devolli, kanë të punësuar 20 mijë punëtorë në Republikën e Kosovës. Kanë operatorë e bashkëpunëtorë, rreth 50 mijë”, tha Haradinaj në Dukagjini transmeton Klankosova.tv

“Bizneset e Pejë kanë të punësuar më shumë se krejt Qeveria bashkë me krejt Agjencitë e ndërmarrjet. Këta janë heronjtë e demokracisë”, theksoi ai.
Ish-eprori i UÇK-së vlerësoi lart asokohe kontributin atdhetar e patriotik të Haxhi Ibrahim Devolli.

“Nuk është e vërtetë që Ibrahim Devolli ka bërë bandasha të biçikletave. Nga Ibrahim Devolli, shumica e biznesmenëve në Pejë e kanë filluar biznesin. Pas luftës, kur ka përfunduar lufta, unë kam qenë zëvendëskomandant i Gëzim Ozdrenit në Pejë, në rajonin e tretë i kemi thënë ne. Shumicën e kazermave që i kam ndërtuar unë nga 1999-të e deri në 2001, komplet logjistiken e këtyre kazermave e kam pasur nga Ibrahim Devolli. Me ushqime, me batanije, me shpuza, me ngrohje”, tha ai./ Klankosova.tv

Related Articles

Back to top button
Close
Close