Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit Hashim Thaçi.
Haradinaj ka thënë se ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit vjen në nëj moment kur familja Thaçi po përballet edhe me mungesën e Hashim Thaçit.
“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit, babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëluftëtarit tim dhe ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.Baca Haxhi e mbylli jetën duke lënë pas një histori të tërë sfidash e sakrificash, por ndarja e tij vjen në një moment edhe më të rëndë për familjen Thaçi. Në këtë ditë zie, familja Thaçi po përballet jo vetëm me humbjen e njeriut të tyre të dashur, por edhe me mungesën e Hashimit, i cili, me bashkëluftëtarët e tjerë, po mbron luftën e shenjtë të UÇK-së në Hagë.Në këtë moment dhimbjeje, jam pranë mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hashimit dhe mbarë familjes ThaçiZoti ju forcoftë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.