
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, deklaroi se pret një vendim lirues nga Gjykata Speciale për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell Gazeta Metro.
“Unë dua me vazhdu me besu në drejtësi, por lë shumë me dëshiru, si kohëzgjatja e procesit, respektimi i të drejtave të udhëheqësve të UÇK-së. Pra, gjendet një numër i madh i shkeljeve dhe kjo zgjatja e afatit për shpalljen e vendimit është një hap në numrin e shumë hapeve që nuk e kanë kry punën e vet sipas Kushtetutës së Kosovës”.
Hamza shtoi se pret një vendim lirues dhe kthimin e tyre në Kosovë. Sipas tij, rikthimi i tyre do të ishte i rëndësishëm edhe në kontekstin politik dhe zgjedhor për subjektin që ai drejton.
“Unë pres një vendim lirues dhe pres që ata të kthehen dhe ne t’i presim ata me një rezultat të mirë këto zgjedhjeve. Ata t’i kthehen familjes së tyre e Kosovës, e pastaj në të drejtën e tyre a janë pjesë e politikës apo jo”, tha ai./gazetametro.net



