LajmeRajon

Gucati i OVL–UÇK’së: Po përcillemi nga hetues, dje i kemi zënë me pelë për dore

Drejtuesit e OVL-UÇK-së, thonë se po përcjellën nga hetues të ndryshëm, nuk e denoncojnë rastin.

Për disa orë qëndruan në këtë vend.

Këto dy vetura, u parkuan përballë Zyrës së Veteranëve të Luftës së UCK-së.

Ndërkohë, brenda njërës veturë qëndruan dy persona.

Njëri nga ta kishte të vendosura kufje ndërsa më vete edhe një llaptop, ndërsa sipas përfaqësuesve të OVL-së, ata kishin edhe pajisje për përgjim.

Në momentin që e kishin vërejtur që janë zbuluar nga përfaqësuesit e organizatës, ata e kishin lëshuar vendin e ishin nisur në drejtim të panjohur.

Kreu i Veteranëve të Luftës së UCK-së, pretendon se ata po përcillen që sa kohë.

Por, sipas tij vetëm dje e kanë zbuluar një gjë të tillë.

Organizata e veteranëve të luftës, sipas Gucatit është cak i hetuesve të ndryshëm që operojnë në Kosovë.

Ai thotë që si organizatë nuk janë duke fshehur asgjë, ndërsa ka një apel edhe për këta hetues.

Gucati pohon që nuk frikësohen nga këta hetues, ndërsa e sheh si neglizhencë nga sistemi prokurorial i Republikës së Kosovës, që ende nuk janë marrë me këtë punë.

Por, as vet OVL e UCK-së, nuk kanë denoncuar rastin në polici.

Ndërkohë, gjatë ditës televizioni ka tentuar që të marrë përgjigje edhe nga Prokuroritë e Kosovës, por që nuk kanë kthyer përgjigje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close