LajmeMaqedoniTopLajm

Grunbi uron Ramën dhe Veliajn për fitoren në zgjedhjet e së dielës

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama për fitoren plebishitare të së diellës në zgjedhjet vendore në Shqipëri, shkruan Top24

“Dua të përgëzoj sot të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë për mbarëvajtjen demokratike të zgjedhjeve lokale dhe të uroj të gjithë kandidatët e konfirmuar për kryetar bashkie që në rrethin e parë.
Urime mikut tim, Erion Veliaj për mandatin e tretë të fituar në krye të Tiranës dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama për fitoren e Partisë Socialiste në shumicën e bashkive.
Uroj edhe kandidatët e opozitës për fitoret e arritura dhe për fushatën dinjitoze parazgjedhore!
Punë të mbarë në realizimin e premtimeve të dhëna dhe zhvillimin e çdo cepi të Shqipërisë!”

Related Articles

Back to top button
Close
Close