LajmeMaqedoniTopLajm

Gruevski parashikon skenarët për regjistrimin e popullsisë

Ish kryeministri Nikolla Gruevski paralajmëron se regjistrimi i popullsisë do t’i kushtojë shtrenjtë qytetarëve dhe gjeneratave të ardhshme. Në një reagim të tij, Gruevski nga Budapesti ka potencuar disa elemente të cilat mungojnë në ligjin e miratuar javën që lamë pas.

“Nuk ka definicion se cilët persona të regjistruar do të llogariten rezident; Nuk ka definicion për amvisëritë; Nuk ka definicion për banesat; Nuk janë definuar cilat dokumente “specifike” do të konsiderohen legjitime gjatë regjistrimit; Nuk ka definicion për kategoritë kryesore të regjistruara; Nuk ka informacione për bazën e të dhënave; Nuk ka informacion kur do të publikohen të dhënat e regjistrimit”, shkruan Nikolla Gruevski.

Në konstatimet e tij ish kreu i VMRO-DPMNE-së ka parashikuar disa skenarë përmes të cilët mund të zhvillohet regjistrimi i popullsisë.

“Regjistrim aktiv i gjithë diasporës, përfshi edhe disa persona të vdekur nga regjistruesit e një, dy ose më tepër etnie; Bojkot i regjistrimit nga disa qindra mijëra qytetarë duke mos i hapur derën regjistrueseve; Ndërprerje e regjistrimit derisa eskalon ose shkon drejtë një situate armiqësore ose të tensionuar”, thekson Nikolla Gruevski.

Gruevski konsideron se mbështetja e ligjit nga të gjitha partitë politike shqiptare në Kuvend dhe nga LSDM-ja i jep edhe më shumë ngjyra etnike dhe se numrat e tillë dëshmojnë se realizimi i tij bëhet me çdo kusht. Gruevski bashkërisht me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti u akuzuan nga PSP-ja për komprometimin e regjistrimit në vitin 2011 duke i sjell dëm buxhetor shtetit prej 2.8 milion euro. Por dy ish partnerët Ahmeti e Gruevski shpëtuan nga përndjekja penale. Regjistrimi popullsisë është parapara të realizohet nga 1 deri 21 prill./ALSAT

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close