Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Grubi në urimin e tij shkruan se kjo festë është thirrje për bashkim dhe solidaritet me njëri
“Besimtarë të nderuar, freskia shpirtërore e Kurban Bajramit qoftë përjetim i përhershëm në vatrat tona familjare dhe udhërrëfyes veprimi për ndriçimin e rrugëve tona të jetës.
Kjo festë është thirrje reflektimi dhe bashkimi për veprim të përbashkët në frymën e solidaritetit dhe pajtimit.
Uroj të keni shëndet, mbarësi, begati dhe paqe në çdo hap të jetës! Qoftë synimi ynë i përbashkët triumfi i së mirës së përgjithshme”, thekson Grubi në urimin.



