LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi uron A.K.V “Emin Duraku” me rastin e 75 vjetorit të themelimit

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Emin Duraku” ka shënuar mbrëmë përmes një manifestimi 75 vjetorin e themelimit, me ç’rast pjesëarrës ishte dhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Grubi në faqen e tij në Facebook ka uruar udhëheqësinë e këtij ansambli edhe për shumë vite të tjera të suksesshme, drejt ruajtjes dhe prezantimit dinjitoz të traditave shqiptare.

Statusi i plotë:

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Emin Duraku” shënoi sot përmes një spektakli të jashtëzakonshëm vlerash 75 vjetorin e themelimit.
Përgëzova udhëheqësinë e kësaj vatre të çmuar të kulturës, valltarët dhe valltaret për prezentimin çdoherë dinjitoz të traditës sonë të lashtë të këngës dhe vallëzimit.
Qofshin rrugëtim suksesesh pafund përvjetorët e rradhës së Ansamblit “Emin Duraku”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close