LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi takon rektorin Universitetit “Nënë Tereza” z. Izet Zeqiri

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut sot ka pritur në takim pune rektorin e ri të Universitetit “Nënë Tereza” z. Izet Zeqiri shkruan Top24
“Gjatë bashkëbisedimit për sfidat e arsimit të lartë që bashkë me ministrin e arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri realizuam me rektorin Zeqiri i përcolla mesazhin se Universiteti “Nëna Tereza” do të ketë gjithmonë përkrahjen e Qeverisë në realizimin e aspiratave për cilësi infrastrukturore dhe programore të studimit” tha Artan Grubi, përcjellë Top24.
Zeqiri Grubi dhe Shaqiri mes tjerash temë të diskutimit kishin edhe kampusin e ri universitar në zonën e kazermës “Ilinden” ku objektet ekzistuese së shpejti do të fillojnë të rikonstruohen dhe përshtaten me standard bashkëkohor për nevojat e kuadrit mësimor-shkencor dhe për studentët, pasi për këtë veçmë është realizuar pranim – dorëzimin e lokacionit dhe janë përfunduar të gjitha procedurat administrative.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close