LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi takon përfaqësuesit special slloven dhe norvegjez për Ballkanin Perëndimor, z. Anžej Frangež dhe z. Arne Sannes Bjørnstad

Zëvendëskryeminstri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi ka njoftuar për takimin e tij me të përfaqësuesit special slloven dhe norvegjez për Ballkanin Perëndimor, z. Anžej Frangež dhe z. Arne Sannes Bjørnstad të cilët i ka njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjes historike historike për ndërtimin e Korridorin 8 dhe 10D që kanë një rëndësi të madhe për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit dhe nënkuptojnë përmbushje të standardit europian të ndërlidhjes bashkëkohore infrastrukturore mes shteteve, shkruan Top24

“Kënaqësi të mirëprisja sot në takim përfaqësuesit special slloven dhe norvegjez për Ballkanin Perëndimor, z. Anžej Frangež dhe z. Arne Sannes Bjørnstad. Bashkëbiseduam mbi perspektivën europiane të vendit, sfidat e tejkaluara me sukses përmes Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, si dhe për rëndësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe realizimit të të gjitha reformave të nevojshme për realizimin e aspiratës sonë të integrimit. Njoftova z. Frangež dhe z. Bjørnstad mbi përkushtimin e Qeverisë për të trasuar më tej rrugën e zhvillimit të vendit në frymën proeuropiane, për marrëveshjen e nënshkruar historike për ndërtimin e Korridorin 8 dhe 10D që kanë një rëndësi të madhe për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit dhe nënkuptojnë përmbushje të standardit europian të ndërlidhjes bashkëkohore infrastrukturore mes shteteve. Kërkova përkrahjen e Sllovenisë dhe Norvegjisë në momentet kruciale për ardhmërinë europiane të vendit.” shkruan Grubi

Related Articles

Back to top button
Close
Close