LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi takon ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Xhang Xuo

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.Xhang Xuo.

Duke i uruar mirëseardhje në kabinetin e tij, zëvendëskryeministri i parë Grubi theksoi se marrëdhëniet me Republikën Popullore të Kinës janë korrekte.

Grubi shprehu bindje se zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik do të jetë synim edhe më tej i ambasadorit Xhang Xuo dhe se kjo do të rezultojë me rritjen e numrit të kompanive kineze të cilat do e gjejnë interes për të investuar Maqedoninë e Veriut.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi i shprehu falënderim ambasadorit Xuo për donacionet që Republika Popullore e Kinës që ka dhënë për Maqedoninë e Veriut në mjete ndihmëse mjekësore me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Nga ana e tij ambasadori Xhang shprehu falënderim për takimin e realizuar dhe me këtë rast i tha zëvendëskryeministrit të parë se Republika e Maqedonisë së Veriut është një shtet mik i dëshmuar për popullin kinez, me kontribut të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ai po ashtu e përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut të pozitave shtetërore të Republikës Popullore të Kinës.

Ambasadori Xhang gjatë këtij takimi nënvizoi se Republika Popullore e Kinës i kushton vëmendje të madhe bashkëpunimit të deritanishëm në të gjitha sferat mes dy shteteve dhe beson se i njëjti do të intensifikohet, me qëllim që të arrihen rezultate konkrete. Ambasadori Xhang theksoi se në periudhën e ardhshme do të angazhohet edhe në intensifikimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kinës në sferën e kulturës, arsimit dhe turizmit.Grubi shprehu interesim rreth autostradës Kerçovë – Ohër – Strugë dhe kërkoi që të tejkalohen te gjitha pengesat për realizim sa më të shpejt të projektit.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth komunikimeve strategjike elektronike, rrjetit 5G si dhe obligimeve qe i kemi si vend anëtar i NATO-së dhe ndaj partnerëve strategjik.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close