
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot në kabinetin e tij ka pranuar në takim futbollistin nga Shkupi, Jasir Asani, përcjell TV21. Grubi thotë se e ka përgëzuar Asanin për dy paraqitjet e shkëlqyeshme që kishte me përfaqësuesen e Shqipërisë, ndërsa premtoi mbështetje për karrierën tij.
“Ishte kënaqësi të mirëprisja sot në zyrën time futbollistin tonë, pjesë të Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asanin. E përgëzova Jasirin për dy paraqitjet e shkëlqyeshme në fitoret e kombëtare sonë, për golin spektakolar të shënuar kundër Moldavisë dhe e inkurajova të vazhdojë punën e shkëlqyeshme në drejtim të avancimit të tij profesional në karrierë. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim në çdo hap të karrierës së tij, duke uruar që bashkë me shokët e kombëtares të arrijnë kualifikimin në Kampionatin Europian të Futbollit”, shkruan Grubi.



