
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashëksive, Artan Grubi sot së bashku me kryeministrin Kovaçevski dhe ministra kolegë shfrytëzuan tavolinën e përbashkët të punës me udhëheqësinë e OEMVP-së si shkak për shqyrtimin e sfidave që perballet biznesi vendor.
Bashkë me kryeministrin Kovaçevski dhe kolegët ministra të resorëve ekonomik u ulëm sot në tavolinën e përbashkët të punës me udhëheqësinë e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore për të shqyrtuar të gjitha sfidat me të cilat përballet sektori i biznesit vendor në kohë të krizës globale ekonomike.
Konkluzion i përbashkët i takimit ishte efikasiteti i masave të zbatuara nga ana e Qeverisë për të ruajtur likuiditetin financiar të kompanive dhe u dakorduam që këtë bashkëpunim ta thellojmë edhe më tepër në të mirë të zhvillimit ekonomik të vendit.



