
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar dhe raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Europian, z. Ilhan Kyuchyuk, raporton Top24.
Grubi dhe Kyuchyuk diskutuan mbi rrjedhën aktuale të bisedimeve me Bullgarinë fqinje dhe nevojën e vazhdimësisë dinamike të tyre për zhbllokimin e rrugës europiane të vendit tonë.
“Gjatë takimit potencova vendosmërinë dhe paluhatshmërinë e vendit në rrugën e integrimit, si dhe e informova për avancimin e procesit të realizimit të Korridorit 8, projektit më të madh infrastrukturor që do të ndërlidhë në mënyrë më efikase të dy vendet tona.” tha Grubi përcjellë Top24.
.



