
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Suedisë, Ami Larsson Jain, shkruan Top24.
“Biseduam për reformat në vend dhe përgatitjet që bën vendi në procesin e eurointegrimit si dhe sfidat me të cilat përballet mbarë bota me krizën ekonomike dhe energjetike.Republika e Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar ndër vendet e para protokollin për anëtarësim në NATO për Suedinë, duke u rreshtuar kështu krah botës demokratike.” shkruan Grubi përcjellë Top24.



