LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi uron komunitetin Rom; Bashkëjetesa mes veçorive kulturore të popujve tanë dhe respekti i ndërsjelltë janë vlerat më të mëdha shoqërore që i posedojmë

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar pjestarët e komunitetit Rom për ditën ndërkombëtare të Romëve 8 Prillin duke shkruar se “Bashkëjetesa mes veçorive kulturore të popujve tanë dhe respekti i ndërsjelltë janë vlerat më të mëdha shoqërore që i posedojmë kurse ruajtjen dhe avancimin e tyre e kemi obligim të padiskutueshëm njerëzor.” shkruan Top24

“Të gjithë bashkëqytetarëve të komunitetit rom ju shpreh sot urime të sinqerta me rastin e shënimit të ditës së tyre ndërkombëtare.

Bashkëjetesa mes veçorive kulturore të popujve tanë dhe respekti i ndërsjelltë janë vlerat më të mëdha shoqërore që i posedojmë, kurse ruajtjen dhe avancimin e tyre e kemi obligim të padiskutueshëm njerëzor.
Sfida të shumta kemi para vetes, por së bashku mund të realizojmë vizionin e përbashkët për ardhmëri të përparuar.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close