
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin ushtrues detyre të Gjermanisë, Otto Graf me të cilin kanë biseduar rreth ndryshimeve kushtetuese dhe frontin për BE që e pret Maqedoninë e Veriut, shrkuan Top24
“Njoftova ambasadorin Graf se Qeveria tashmë ka filluar me zbatimin e planit për konkretizimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese gjatë këtij viti, duke potencuar edhe përkushtimin për realizimin e përpiktë të procesit të skriningut dhe reformave. Përkrahja e Gjermanisë në të gjitha proceset proeuropiane të rradhës padyshim se nuk do të mungojë.” shkruan Grubi.



