Lajme

Grubi në Debat Plus në Klan M: Fronti Europian ka luftuar për të thyer monopolin politik monoetnik, ndërkohë që VLEN-i po i mbante iso VMRO-së

Në një deklaratë të dhënë për emisionin Debat Plus në Klan Maqedonia, Artan Grubi nga Fronti Europian reflektoi mbi zhvillimet politike në Maqedoni që nga zgjedhjet e vitit 2016. Ai vlerësoi kontributin e shqiptarëve në ndryshimet politike dhe kushtetuese të vendit, duke përfshirë ndryshimin e emrit dhe anëtarësimin në NATO.

Vërtet kam menduar se maqedonasit e kanë kaluar vetveten, ju kujtohet në zgjedhjet e vitit 2016 kur u votua LSDM-ja nga shqiptarët, dhe në atë mënyrë u hodh VMRO-ja e cila kishte pushtet absolut nga vitit 2006 e deri në vitin 2016. Madje edhe në ato zgjedhje VMRO-ja, fitoi 51 me 48, por shqiptarët në mënyrë shumë të mençur përkrahën dhe dhanë vota për një të ardhme më të mirë. Ku u ndryshua emri, dhe ishte njëqeverisje e majtë, liberale, që ndihmonte në ndryshimin e kushtetutës, dhe marrëveshjen me Greqinë që u arrit, si dhe jemi anëtar të NATO-s. Unë mendova se edhe maqedonasit e kishin kaluar këtë në vete për 7 vite, sepse nuk kemi pasur asnjë incident ndëretnik.

Grubi shprehu zhgënjimin për perceptimin e veprimeve të BDI-së si arrogante dhe hodhi poshtë deklaratat e Arben Taravarit për “ditën e çlirimit”, duke i quajtur ato si një shfaqje servilizmi. Ai theksoi se BDI dhe Fronti Europian kanë luftuar për të thyer monopolin politik monoetnik dhe për të treguar se shqiptarët janë pjesë e barabartë e shtetit maqedonas. Grubi akuzoi VMRO-DPMNE-në për fajësimin e BDI-së për çështje të ndryshme dhe për përpjekjet për të hequr balancat e Marrëveshjes së Ohrit, duke e cilësuar këtë si një tentativë për të margjinalizuar votën shqiptare në Kuvend.

“Mua më vjen shumë keq nëse është perceptuar në atë mënyrë se BDI-ja ka vepruar me arrogancë. Ne jemi përpjekur të demostrojmë kapacitete udhëheqëse.
Nëse Taravari thotë se dje ka qenë ditë e çlirimit, kjo nuk është ditë e çlirimit, më vejn shumë keq që shikuesit që e lexojnë këtë e shohin si dita e servilizmit dhe jo e çlirimit. Është dita e puthadorasve, dita e vazalitetit. Për çfarë çlirimi po flet ai, e ka çliruar këtë vend UÇK-ja në vitin 2001, turp është ky narrativ më vjen shumë keq që jetoj në ditët e sotme, që në vitin 2024 të flasim për kështu narrativi. Le të flasi për programin e tij, dhe çfarë do të bëjë më mirë. Po prej kujt e paska çliruar, prej Artanit, prej Aliut, prej Bujarit, nuk është e drejtë dhe e sinqertë kjo. Nuk është e mirë për kombim shqiptar.

Ne kemi bërë një luftë për të thyer çdo monopol, dhe politikë monoetnike, për të treguar se ky shtet është edhe i joni, dhe ne mund të qeverisim, dhe kjo u vërtetuta me Talat Xhaferin si kryeministër.
VMRO-ja për çdo gjë fajsonte BDI-në, ku në fakt ata dua ta heqin badinterin, ballanserin, t’i heqin kushtëzimet e Marrëveshjes së Ohrit. E këta dalin dhe thonë se është çëiruar Maqedonija, ata janë t’u i mbajtë iso VMRO-së që t’i heqi të gjitha istrumentete që i kemi ligjore dhe institucionale për të parandaluar margjinalizimin e votës në Kuvend, ky është tmerr”, tha Grubi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close