LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi : Ja se çfar të sjellin politikan të papërgjegjshëm

Pas deklaratave të kandidates për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska, ku nga Kumanova propozoi një tribunal ndërkombëtarë për luftën e 2001, ka reaguar Zv. Kryeministri Artan Grubi, ku në një postim në profilin e tijë ka shkruajtur se ja se çfar të sjellin politikan të papërgjegjshëm, shkruan Top24.
Postimi plotë :
Ja se çfar të sjellin politikan të papërgjegjshëm.
Prandaj vota e gjithë popullit shqiptar, edhe e atyre që e kanë votuar opozitën, edhe e komuniteteve, duhet të rreshtohet pas ALI AHMETIT dhe Frontit Europian që VMRO mos të ketë ASNJË MUNDËSI të vetme që të luajnë me fatin e shqiptarëve, UÇKsë, komuniteteve tjera, mediave, shoqërisë civile, administratës dhe vendit.
Vota juaj për Frontin Europian e bllokon VMROnë dhe ia ndal hovin.
T’ia pamundësojmë këto dreqnillëqe këtyrë që po ndjellin ndasi, votoni të gjithë që t’ia bëjmë Ali Ahmetit dhe Frontit Europian 30 deputetë, e pastaj ta shohim se si do të sillen ata.
ËSHTË NË DORËN TUAJ – 4️⃣

Related Articles

Back to top button
Close
Close