LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: Gati 18 milion euro ndihmë me pakon e 6-të ekonomike (Video)

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka njoftuar lidhur me miratimin e Pakos së 6 të masave ekonomike nga ana e Qeverisë.

“Qeveria i dha dritë jeshile pakos së gjashtë ekonomike. Me këtë vendim siguruam 17,8 milion euro.
Përmes pakos së gjashtë të masave ekonomike do të jepen kredi për subjektet radiotelevizive;

Do të mbështetet likuiditeti i kompanive që riinvestuan fitimet e tyre për vitin 2019;

Financiarisht do të përkrahim rreth 6.000 kompani të sektorit të gastronomisë dhe hotelierisë;

Siguruam përkrahje financiare edhe për restorantet e dasmave, industrinë e eventeve, këndet e lojërave, qendrat e fitnesit, klubet e natës dhe agjencitë turistike, pa harruar edhe estradën dhe ciceronët turistik” ka shkruar Grubi

Related Articles

Back to top button
Close
Close